Futboll Kombëtarja Sport

“Blindohet” Air Albania, masa të rrepta sigurie për miqësoren Shqipëri-Izrael

Miqësorja mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Izraelit do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ndërsa stadiumi “Air Albania” është vënë nën kontroll të shtuar një ditë para ndeshjes.

Prania e forcave të policisë është shtuar ndjeshëm rreth stadiumit, ndërsa në ambientet e brendshme janë kryer kontrolle të detajuara nga ekipet e specializuara. Në tribuna janë angazhuar edhe qen anti-eksplozivë, si pjesë e planit të sigurisë për mbarëvajtjen e takimit.

Përveç forcave të rendit, është rritur edhe numri i punonjësve të sigurisë private të angazhuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Kontrollet kanë nisur që para konferencave për shtyp dhe seancave stërvitore të dy skuadrave.

Masa të tilla nuk janë të pazakonta për ndeshjet ndaj Izraelit, pasi edhe përballjet e mëparshme janë shoqëruar me procedura të forta sigurie. Megjithatë, kontrollet e shumta shpesh sjellin pakënaqësi te tifozët, të cilët përballen me pritje më të gjata për të hyrë në stadium.

Autoritetet synojnë që gjithçka të zhvillohet në kushte maksimale sigurie, ndërsa vëmendja për këtë miqësore nuk do të jetë vetëm te fusha e lojës, por edhe te organizimi jashtë saj.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së