Futboll Ndërkombëtare Sport

Dalin emrat e futbollistëve, skandali në Itali alarmon Seria-n A

Një skandal i madh ka shpërthyer në Itali, ku mediat kanë publikuar një listë me emra futbollistësh të përmendur në një hetim që lidhet me një rrjet të dyshuar prostitucioni. Megjithatë, autoritetet theksojnë se asnjëri prej lojtarëve të përmendur nuk është aktualisht nën hetim për vepra penale.

Hetimi lidhet me një kompani organizimi eventesh me bazë në Milano, e cila dyshohet se shërbente si mbulesë për aktivitete të paligjshme. Sipas raportimeve, klientëve me profil të lartë u ofroheshin paketa “luksoze gjithëpërfshirëse”, që përfshinin qëndrime në hotele, festa private dhe shërbime të ndryshme.

Ngjarjet dyshohet se janë zhvilluar jo vetëm në Milano, por edhe në destinacione të njohura si ishulli grek Mykonos. Mediat italiane raportojnë se rreth 70 futbollistë profesionistë, nga klube të mëdha si Milan, Inter, Juventus dhe Hellas Verona, mund të jenë përfshirë në mënyra të ndryshme në këtë rrjet.

Në listën e publikuar përmenden emra të njohur si Giroud, Hakimi, Skriniar, Vlahović, Bastoni dhe Leão, mes shumë të tjerëve. Gjithashtu, sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport” dhe “Tuttosport”, hetimet po vazhdojnë me intensitet nga prokuroria në Milano, e cila po analizon materialet e sekuestruara nga personat e arrestuar.

Autoritetet kanë sqaruar se përmendja e emrave nuk nënkupton fajësi, ndërsa hetimet pritet të hedhin më shumë dritë mbi përmasat e këtij skandali që ka tronditur futbollin italian.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së