Futboll Kombëtarja Sport

“Dardanët” dalin me njoftim për biletat e Kosovës–Turqi: S’ka më anëtarësime të reja

Tifogrupi zyrtar i Kombëtares së Kosovës , Dardanët, ka dalë me një njoftim të rëndësishëm në prag të ndeshjes historike ndaj Turqia.

Kosova ndodhet vetëm një hap larg kualifikimit të parë në Kupa e Botës FIFA 2026, ndërsa përballja që zhvillohet në Prishtina ka ngjallur një interesim të jashtëzakonshëm për bileta.

Kërkesa e madhe ka bërë që shumë tifozë të tentojnë sigurimin e tyre edhe përmes rrugëve jozyrtare, përfshirë tregun e zi. Në këtë kontekst, “Dardanët” kanë sqaruar situatën përmes një reagimi publik, duke bërë të ditur se procesi i anëtarësimeve të reja është mbyllur.

“Për të gjithë të tjerët që po përpiqen të anëtarësohen vetëm pak ditë para ndeshjes finale kundër Turqisë, ju njoftojmë se anëtarësimet e reja më nuk janë duke u procesuar. Të gjithë ata që janë anëtarësuar para ndeshjes ndaj Sllovakisë do të pajisen me bileta sipas të drejtës që u takon. Ndërkaq, të tjerët nuk mund ta ndërmarrin këtë hap në këtë fazë, pasi synojmë të jemi korrektë dhe të përgjegjshëm ndaj detyrimeve të marra ndaj anëtarëve tanë që e kanë përfunduar anëtarësimin me kohë. Andaj, ju lutemi të tregoni mirëkuptim dhe të shmangni presionet e shumta, pasi kriteret janë të qarta dhe nuk kemi më bileta në dispozicion. Qëndroni të kyçur në faqen tonë për të gjitha detajet, informacionet dhe njoftimet e reja në prag të ndeshjes së së martës”, thuhet në njoftimin e “Dardanëve”.

Ndeshja ndaj Turqisë pritet të jetë një nga momentet më të mëdha në historinë e futbollit kosovar, me stadiumin që do të jetë i tejmbushur dhe atmosferë elektrizuese në mbështetje të “Dardanëve”.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së