Futboll Sport

Dështimi që “dogji” Milanin, shkarkohet trajneri Allegri dhe Igli Tare

AC Milan ka vendosur të bëjë ndryshime drastike pas një sezoni të konsideruar dështim nga drejtuesit e klubit. Pas moskualifikimit në Champions League, klubi italian ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Massimiliano Allegri, drejtorin sportiv Igli Tare, CEO-n Giorgio Furlani dhe Geoffrey Moncada.

Vendimi vjen pas një fundsezoni zhgënjyes, ku Milani nuk arriti objektivin kryesor, edhe pse për një pjesë të madhe të kampionatit ishte në zonën e kreut dhe në garë për titull.

Allegri e drejtoi skuadrën në 42 ndeshje gjatë këtij edicioni, por rezultatet e dobëta në fund ndikuan në vlerësimin negativ të sezonit.

Tashmë te Milani pritet një riorganizim i plotë për sezonin e ri, me ndryshime të mëdha si në stol, ashtu edhe në strukturat drejtuese të klubit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së