Futboll Sport

Dinamo sundon Shqipërinë, fiton Kupën e Shqipërisë për vitin e dytë radhazi

Dinamo ka mbrojtur trofeun e Kupës së Shqipërisë, pasi triumfoi 3-2 ndaj Egnatias në finalen e zhvilluar në “Arenën Kombëtare”.

Sfida nisi me ritëm të lartë dhe u komplikua shpejt për rrogozhinasit, të cilët mbetën me 10 futbollistë që në minutën e 10-të, pas kartonit të kuq ndaj Bakayokos për ndërhyrje të rëndë ndaj portierit Teqja, i cili u largua nga fusha me ambulancë.

Dinamo përfitoi nga epërsia numerike dhe kaloi në avantazh me Malomon në minutën e 23-të, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë Bregu dyfishoi rezultatin për blutë.

Në pjesën e dytë, edhe Dinamo mbeti me 10 lojtarë, pasi Malomo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për vonesë loje, duke rikthyer baraspeshën numerike në fushë.

Egnatia reagoi në minutën e 81-të me golin e Buriqit, duke hapur sërish sfidën, por vetëm tri minuta më pas Mustapha realizoi golin vendimtar për 3-1. Në fund, rrogozhinasit ngushtuan rezultatin në 3-2, por pa arritur të shmangnin humbjen.

Dinamo kështu mbron trofeun e Kupës së Shqipërisë, duke e fituar për të dytin sezon radhazi.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së