Shqipëria Sport

E FUNDIT | Trabzonspori vendos për Ernest Muçin, aktivizohet klauzola e blerjes

Ernest Muçi po shndërrohet gjithnjë e më shumë në pikën kyçe të lojës së Trabzonsporit, ndërsa klubi turk ka marrë vendim ta mbajë sulmuesin shqiptar edhe pas përfundimit të sezonit.

Sipas mediave turke, drejtuesit e Trabzonsporit kanë vendosur të aktivizojnë klauzolën e blerjes për kartonin e Muçit, por njëkohësisht po punojnë për të ulur shumën përfundimtare të transferimit nga Beşiktaş, e cila aktualisht llogaritet rreth 8 milionë euro.

Forma e shkëlqyer e 23-vjeçarit, me gola dhe asiste të rregullta, si dhe paraqitjet vendimtare në Kupën e Turqisë, kanë rritur ndjeshëm besimin e stafit teknik dhe drejtuesve të klubit ndaj tij.

Brenda Trabzonsporit, Muçi po shihet gjithnjë e më shumë si lojtari rreth të cilit ndërtohen aksionet ofensivë, ndërsa planet për vazhdimësinë e sezonit dhe projektin e ardhshëm po orientohen rreth tij.

Të gjitha sinjalet tregojnë se e ardhmja e Ernest Muçit pritet të jetë në Trabzon, me klubin që synon ta kthejë atë në një nga figurat kryesore të skuadrës.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së