Futboll Liga e Kampionëve Ndërkombëtare Sport

Eliminim dramatik për Barcelonën, Atletico Madrid kualifikohet në gjysmëfinale me VAR

Atletico Madrid ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, duke eliminuar Barcelonën në një përballje të mbushur me emocione dhe tension deri në sekondat e fundit.

Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone arriti të menaxhojë avantazhin nga ndeshja e parë, pavarësisht humbjes 1-2 në shtëpi ndaj katalanasve në sfidën e kthimit të zhvilluar në Madrid.

Barcelona hyri në këtë takim me besim për përmbysje, duke kaluar në avantazh që në minutat e para me Lamine Yamal, ndërsa Ferran Torres dyfishoi rezultatin poashtu në pjesën e parë. Megjithatë, Atletico reagoi në pjesën e dytë me golin e Lukman, që mbajti gjallë shpresat e vendasve.

Momenti vendimtar erdhi në minutat shtesë, ku Ronald Araujo tentoi një goditje spektakolare, por pa sukses, ndërsa një ndërhyrje e VAR-it ndikoi në fatin e përballjes, duke vulosur eliminimin e Barcelonës.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së