Kapitenja Erëleta Mehmeti ishte vendimtare në fitoren dramatike të Kosovës 2:1 ndaj Bullgarisë, duke shënuar golin e fitores në minutën 90+6 dhe duke ndezur festën në “Fadil Vokrri”.
Ndeshja ishte e luftuar, me Kosovën që tregoi karakter edhe pas barazimit në pjesën e dytë, duke mos u dorëzuar deri në sekondat e fundit.
Me këtë sukses, “Dardanet” regjistrojnë fitoren e katërt radhazi dhe vazhdojnë të kryesojnë grupin me 12 pikë, duke konfirmuar formën e shkëlqyer në kualifikimet për Botërorin 2027.

