Kombëtarja Sport Vendi

Ermal Krasniqi shënon ndaj ish-skuadrës, Legia barazon me Spartën e Pragës

Sulmuesi kosovar Ermal Krasniqi ka gjetur rrugën e rrjetës ndaj ish-klubit të tij, Spartës së Pragës, në ndeshjen miqësore që Legia e Varshavës zhvilloi të enjten.

Sfida u luajt në Poloni dhe përfundoi me rezultat 3-3, ndërsa titullarë për Legian ishin dy yjet e Kosovës, Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani.

Krasniqi u tregua vendimtar në një moment kyç të takimit, duke shënuar nga afërsia dhe duke ngushtuar epërsinë e mysafirëve. Pas këtij goli, Legia reagoi fuqishëm dhe arriti të përmbysë rezultatin nga 0-2 në 3-2, falë golave të Ziółkowski-t (18’) dhe Augustyniak-ut (40’).

Megjithatë, Sparta e Pragës nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë shifrat në minutën e 43-të, me golin e Kuol, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-3.

Në këtë takim, Albion Rrahmani zhvilloi një ndeshje të plotë dhe pati disa raste për shënim, por pa arritur të konkretizojë përpjekjet e tij.

Sa i përket të ardhmes së Ermal Krasniqit, duhet kujtuar se Sparta e Pragës zotëron ende kartonin e plotë të futbollistit, pasi ai është pjesë e Legias në formë huazimi. Ende mbetet e paqartë nëse klubi polak do të aktivizojë klauzolën e blerjes, kjo për shkak të situatës financiare të klubit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së