Basketboll Sport

FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të mbajnë zgjedhje

Federata e Basketbollit e Kosovës ka obliguar Sigal Prishtina dhe KB Peja që të mbajnë kuvendet zgjedhore jo më vonë se 26 qershori i këtij viti.

Vendimi është marrë nga bordi i federatës, i cili ka kërkuar gjithashtu që të gjitha klubet anëtare të organizojnë edhe kuvendet e punës në përputhje me kriteret për licencim për edicionin 2026/27.

Te Sigal Prishtina, klubi aktualisht udhëhiqet nga ushtrues detyre i kryetarit, pozitë që mbahet nga Rinor Grajqevci, pas autorizimit nga Beke Berisha. Grajqevci, ish-udhëheqës i tifogrupit “Plisat”, ushtron kompetencat e kryetarit deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri.

Ndërkohë, te KB Peja situata ka qenë e tensionuar muajve të fundit. Tifozët kanë kërkuar largimin e Fatmir Gashit dhe zyrtarëve të klubit pas rezultateve negative, duke pretenduar gjithashtu se kryesia është pa mandat ligjor.

Kuvendi zgjedhor në Pejë ishte paraparë të mbahej në janar, por është shtyrë dhe tani pritet të zhvillohet pas përfundimit të sezonit aktual.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së