Futboll Liga e Kampionëve Sport

Festë dhe kaos në Paris pas triumfit të PSG-së në Champions League

Momente gëzimi të jashtëzakonshëm, por edhe skena tensioni janë regjistruar në Paris pas triumfit të PSG-së në finalen e UEFA Champions League, ku skuadra franceze siguroi trofeun e dytë radhazi në kompeticionin më prestigjioz europian për klube.

Menjëherë pas penalltisë vendimtare që vulosi fitoren e PSG-së, mijëra tifozë të mbledhur prej orësh në rrugët, sheshet dhe lokalet e kryeqytetit francez shpërthyen në festime masive. Atmosfera në Paris u ndez nga brohoritjet, fishekzjarret dhe tymueset, ndërsa tifozët festuan suksesin historik të klubit parisien.

Megjithatë, në disa zona festimet dolën jashtë kontrollit. Mediat franceze raportojnë për përdorim të pakontrolluar të mjeteve piroteknike, me kapsolla dhe fishekzjarre të hedhura mes turmës, duke shkaktuar momente paniku te qytetarët dhe kalimtarët e pranishëm.

Pamjet e publikuara nga rrugët e Parisit tregojnë një qytet të pushtuar nga emocionet e triumfit të PSG-së, por edhe momente kaotike të krijuara nga festa intensive e tifozëve francezë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së