Futboll Sport

FFK uron Fitër Bajramin: Mesazh uniteti, paqeje dhe solidariteti

Federata e Futbollit e Kosovës ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajrami, duke theksuar vlerat e larta që simbolizon kjo festë.

Përmes një postimi publik, FFK e cilësoi Fitër Bajramin si një moment të rëndësishëm që vjen pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e përshkruar atë si simbol të sakrificës, solidaritetit dhe respektit të ndërsjellë.

Në mesazhin e saj, federata uroi që kjo festë të sjellë paqe, shëndet dhe mbarësi për të gjitha familjet, duke përçuar njëkohësisht frymën e bashkimit dhe gëzimit.

“Urojmë që kjo ditë e shenjtë të sjellë paqe, shëndet, mbarësi dhe gëzim në çdo familje.

Me fat Fitër Bajrami!”, thuhet në urimin e FFK-së.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së