Nga 11 deri më 13 shkurt, në Prizren po zhvillohet FIBA Kampi i Potencialëve për gjyqtarët e basketbollit, një iniciativë e rëndësishme për zhvillimin dhe avancimin e gjyqtarëve të rinj.
Ky kamp organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me FIBA Europe, duke u zhvilluar paralelisht me garat e Final 8 të Kupës së Kosovës për Ligën e Parë dhe Final 4 të Kupës së Femrave.

Në kamp po marrin pjesë nëntë gjyqtarë nga Evropa, përfshirë tre nga Kosova, të cilët po përfitojnë nga ligjëratat dhe përvoja e instruktorëve të njohur të FIBA-s. Ky kamp synon të rrisë nivelin e gjyqtarëve dhe të përgatisë gjeneratën e re për standardet më të larta të basketbollit evropian.

