Sport

FIFA dhe UEFA konfirmojnë harmonizimin e Statutit të FFK-së dhe theksojnë nevojën për proces zgjedhor të pavarur

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) dhe Unioni i Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA) kanë konfirmuar zyrtarisht se Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka miratuar dhe harmonizuar ndryshimet statutore në përputhje me kërkesat e FIFA-s, UEFA-s dhe Ligjin nr. 08/L-277 për Sportin, si dhe me rekomandimet dhe kërkesat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Në një shkresë të përbashkët drejtuar presidentit të FFK-së, z. Agim Ademi, FIFA dhe UEFA bëjnë të ditur se këto amendamente janë rezultat i një procesi të strukturuar dhe gjithëpërfshirës konsultimi, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të FIFA-s, UEFA-s, FFK-së dhe MKRS-së. Gjithashtu, theksohet se përfaqësuesit e FIFA-s dhe UEFA-s kanë qenë të pranishëm në të gjitha Kuvendet e FFK-së në të cilat janë miratuar ndryshimet statutore.

Sipas shkresës, ndryshimet në Statutin e FFK-së janë miratuar fillimisht në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të mbajtur më 27 janar 2023, ndërsa më pas janë plotësuar në Kuvendin e Rregullt të 20 shkurtit 2024 dhe në Kuvendet e mbajtura gjatë vitit 2025, me qëllim forcimin e qeverisjes, transparencës dhe pavarësisë institucionale të federatës.

FIFA dhe UEFA theksojnë rëndësinë e respektimit të parimeve të pavarësisë së federatave sportive, duke rikujtuar se, në bazë të statuteve të tyre, federatat anëtare duhet t’i menaxhojnë çështjet e brendshme në mënyrë të pavarur dhe pa ndërhyrje të padrejtë nga palë të treta. Çdo vendim që lidhet me qeverisjen dhe anëtarësinë e FFK-së, sipas tyre, është në kompetencë ekskluzive të organeve statutare të federatës.

Në këtë kontekst, FIFA dhe UEFA theksojnë se procesi zgjedhor i FFK-së duhet të zhvillohet në mënyrë të pavarur, transparente dhe në përputhje të plotë me Statutin e FFK-së, si dhe me rregulloret dhe parimet përkatëse të FIFA-s dhe UEFA-s.

Po ashtu, është konfirmuar se përfaqësues të FIFA-s dhe UEFA-s do të jenë të pranishëm në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së më 5 shkurt 2026, me qëllim vëzhgimin e procesit zgjedhor dhe sigurimin e respektimit të standardeve ndërkombëtare të qeverisjes sportive.

Në përfundim, FIFA dhe UEFA kanë nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit institucional të FFK-së, veçanërisht në një periudhë të rëndësishme për futbollin kosovar, pas kualifikimit të Kombëtares së Kosovës në fazën play-off të kualifikimeve për Kampionatin Botëror FIFA 2026.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së