Keshilli i FIFA-s ka marre nje vendim historik duke i hapur rrugen ekipit te futbollit te vajzave te Afganistanit per t’u rikthyer ne garat zyrtare nderkombetare.
Sipas vendimit te fundit, futbollistet afgane do te mund te perfaqesojne vendin e tyre edhe pa miratimin e regjimit taleban, i cili prej vitit 2021 ka ndaluar aktivitetet sportive te grave ne Afganistan.
Per afro pese vjet, dhjetera lojtare kane jetuar ne mergim ne vende te ndryshme si Australia, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, duke qene te pamundura per te luajtur zyrtarisht per ekipin kombetar. Tani, nje ndryshim i rendesishem ne rregulloret e FIFA-s pritet ta ndryshoje kete realitet.
Vendimi i ri i jep FIFA-s kompetence qe, ne rrethana te jashtezakonshme, te krijoje ose miratoje nje ekip kombetar edhe jashte strukturave tradicionale te federates perkatese, me qellim mbrojtjen e lojtareve nga perjashtimi per arsye jashte kontrollit te tyre.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e quajti kete hap “te fuqishem dhe te pashembullt ne sportin boteror”, duke theksuar se ky vendim rikthen ne praktike parimet e barazise dhe perfshirjes.
Ekipi i vajzave afgane, i cili ka funksionuar ne mergim nen emrin “Afghan Women United” dhe eshte mbeshtetur nga FIFA, ka qene shtyse kryesore per kete ndryshim historik.
Pas rikthimit te talebaneve ne pushtet, sporti i grave u pezullua totalisht, duke detyruar lojtaret te fshihen ose te largohen nga vendi. Shume prej tyre u evakuuan ne nje operacion te koordinuar nderkombetar, duke vazhduar karrieren ne kushte te veshtira, larg vendit te tyre.
Ky vendim i FIFA-s konsiderohet nje hap i madh drejt rikthimit te drejtesise sportive dhe nje mesazh i forte per mbrojtjen e te drejtave te sportisteve ne nivel global.

