Futboll Sport

FIFA uron Kosovën për 10-vjetorin në FIFA

Gianni Infantino ka uruar Federatën e Futbollit të Kosovës me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit në FIFA, duke vlerësuar progresin e futbollit kosovar gjatë dekadës së fundit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti i FIFA-s theksoi se futbolli në Kosovë ka vazhduar të rritet dhe të frymëzojë brezat e rinj dhe tifozët në vend.

“Përgëzime Federatës së Futbollit të Kosovës për kremtimin e 10 viteve si federatë anëtare e FIFA-s. Gjatë dekadës së kaluar, futbolli në Kosovë ka vazhduar të rritet dhe të frymëzojë shumë lojtarë të rinj dhe tifozë”, shkroi Infantino.

Kreu i FIFA-s riafirmoi gjithashtu përkushtimin e institucionit që drejton për të mbështetur zhvillimin e futbollit në Kosovë. Në mesazhin e tij, ai përmendi kontributin e ish-presidentit të ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrri, si dhe punën e presidentit aktual, Agim Ademi.

“FIFA mbetet e përkushtuar në mbështetjen e zhvillimit të lojës në Kosovë”, thuhet në mesazhin e Infantinos, i cili e cilësoi dekadën e fundit si një periudhë me progres të rëndësishëm për futbollin kosovar.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së