Finalja e Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germain dhe Arsenalit nuk do të jetë vetëm një përballje në fushë, por edhe një tregues i dy filozofive të ndryshme në menaxhimin e klubeve.
PSG, siç ka ndodhur edhe në finalet e mëparshme, ka vendosur t’i marrë me vete punonjësit e klubit, duke ua mbuluar shpenzimet e udhëtimit. Ky vendim shihet si shenjë mirënjohjeje për kontributin e gjithë strukturës së klubit, jo vetëm të ekipit të parë.
Në anën tjetër, Arsenali ka zgjedhur një qasje më të kufizuar. Sipas raportimeve të mediave britanike, klubi londinez u ka ofruar punonjësve vetëm biletën e ndeshjes, ndërsa udhëtimi dhe shpenzimet e tjera duhet të organizohen nga vetë ata.
Kostoja e udhëtimit vajtje-ardhje vlerësohet rreth 1000 euro, ndërsa pas finales stafi pritet të kthehet menjëherë në Londër për festimet eventuale, në rast se Arsenali shpallet kampion i Evropës.

