Trajneri i FC Barcelona, Hansi Flick, ka ashpërsuar rregullat e brendshme, duke vendosur masa të rrepta disiplinore për çdo lojtar që nuk respekton oraret.
Mesfushori Pedri ka bërë të ditur se në ditët e ndeshjeve një vonesë prej vetëm 10 minutash mund të ndëshkohet me gjobë deri në 40 mijë euro. Ndërkohë, Ferran Torres ka theksuar se edhe 30 sekonda vonesë në stërvitje konsiderohen shkelje dhe sanksionohen financiarisht.
Që nga marrja e drejtimit nga Flick, standardet e disiplinës janë rritur ndjeshëm, me stafin teknik që kërkon korrektësi maksimale dhe profesionalizëm absolut brenda skuadrës.

