Përzgjedhësi i Kosova, Franco Foda, është shprehur optimist para përballjes së rëndësishme ndaj Sllovakia, duke vlerësuar se balanca mes dy ekipeve është e barabartë.
Në një intervistë për Kronen Zeitung, tekniku gjerman theksoi se pret një ndeshje të fortë dhe të vendosur nga detajet.
“Ne kemi besim në vetvete. Do të thosha se gjasat janë 50 me 50”, deklaroi Foda, duke lënë të kuptohet se përballja do të jetë e hapur deri në fund.
Ai veçoi edhe mbështetjen e tifozëve kosovarë, të cilët vazhdojnë ta ndjekin ekipin në çdo ndeshje, duke krijuar atmosferë të veçantë edhe në transfertë. “Është e jashtëzakonshme sa shumë tifozë udhëtojnë me ne.
Ndihemi si në shtëpi kudo. Në Suedi, gjysma e stadiumit ishte me tifozë tanë dhe kjo na jep energji të madhe”, shtoi ai.

