Futboll Sport

Foda publikon listën e Kosovës, ftesa të reja për miqësoret e qershorit

Valmir Matoshi, Dardan Shabanhaxhaj dhe Rilind Nivokazi ndër emrat e rinj për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Andorrës

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor ndaj Çekisë dhe Andorrës.

Në listën e “Dardanëve” spikasin disa emra të rinj, mes tyre Valmir Matoshi, Dardan Shabanhaxhaj dhe Rilind Nivokazi, të cilët marrin ftesë për t’u dëshmuar me fanellën e Kosovës.

Matoshi, që aktivizohet te Thun në Zvicër, konsiderohet një nga talentët më premtues shqiptarë dhe së fundmi është lidhur edhe me interesimin e klubeve të Serie A, si Lecce dhe Bologna.

Ndërkohë, në skuadër rikthehet Bersant Celina, ndërsa mungesat më të mëdha janë ato të kapitenit Amir Rrahmani dhe sulmuesit Vedat Muriqi.

Kosova do të përballet fillimisht me Çekinë më 31 maj, ndërsa më 7 qershor do të luajë ndaj Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së