Sport

Frank Artiga: “Mirlind Daku është sulmuesi më i mirë i kampionatit rus”

Trajneri i Rubin Kazan, Frank Artiga, ka folur me vlerësime maksimale për sulmuesin e kombëtares së Kosovës, Mirlind Daku, duke e cilësuar atë si sulmuesin më të mirë të kampionatit rus.

Në prononcimin e tij për mediat, Artiga theksoi rëndësinë që Daku ka për skuadrën, duke nënvizuar se klubi ndihet me fat që e ka në përbërje.

“Mirlind Daku është sulmuesi më i mirë i kampionatit rus dhe ne jemi me fat që e kemi në ekip”, u shpreh trajneri spanjoll.

Aktualisht, Daku ende nuk ka nisur fazën përgatitore me ekipin, pasi po riaftësohet nga disa probleme fizike. Megjithatë, sipas stafit teknik, rikthimi i tij në stërvitje pritet javën e ardhshme, çka është një lajm pozitiv për Rubin Kazan.

Prania e Dakut është kyçe për objektivat e klubit në sezonin e ri, teksa rikthimi i tij i plotë pritet të forcojë ndjeshëm repartin ofensiv të skuadrës.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së