Basketboll Sport

Fyerje dhe mesazhe të papërshtatshme, reagon Federata e Basketbollit

Federata e Basketbollit e Kosovës ka reaguar zyrtarisht pas incidenteve të ndodhura në dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Play-Offit në Superligë, të zhvilluara në Pejë dhe Mitrovicë, duke i cilësuar sjelljet e tifozëve si të papranueshme.

Sipas reagimit të federatës, gjatë këtyre përballjeve janë evidentuar fyerje të organizuara nga tribunat në drejtim të lojtarëve, veprime që bien ndesh me parimet bazë të respektit, integritetit dhe fair-play-t në sport.

FBK e ka cilësuar si veçanërisht shqetësues incidentin në Pejë, ku përveç thirrjeve fyese nga tifozët janë përdorur edhe mjetet e zërit në palestër për të transmetuar mesazhe të papërshtatshme, pavarësisht paralajmërimeve zyrtare gjatë ndeshjes.

Federata ka theksuar se përgjegjësia për mbarëvajtjen e ndeshjeve dhe krijimin e një ambienti të sigurt bie mbi organizatorët, të cilët duhet të kenë kontroll të plotë mbi sistemet e komunikimit dhe sjelljen në palestër.

Federata e Basketbollit e Kosovës bëri të ditur se tashmë ka ndërmarrë masa disiplinore në përputhje me rregulloret në fuqi dhe paralajmëroi se çdo përsëritje e sjelljeve të tilla do të ndëshkohet me masa shtesë.

Në fund, federata rikujtoi se respekti dhe integriteti në sport janë të panegociueshme.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së