Futboll Ndërkombëtare Sport

Girona befason, rrëzon Barcelonën – Real Madrid lider i ri në La Liga

Girona ka shkaktuar një surprizë të madhe në La Liga, duke triumfuar me 2-1 ndaj Barcelona në një përballje të rëndësishme për renditjen tabelare.

Golat për katalanasit e papritur erdhën nga Thomas Lemar dhe Fran Beltran, ndërsa për Barcelonën shënoi Cubarsi.

Me këtë fitore historike, Girona ngjitet në pozitën e 12-të me 29 pikë, ndërkohë që Barcelona bie në vend të dytë me 58 pikë, duke i hapur rrugën Real Madridit të kapë kreun e La Ligës.

Ky rezultat tregon se në La Liga çdo ndeshje mund të sjellë surpriza dhe lideri i kampionatit mund të ndryshojë papritur, duke bërë këtë sezon veçanërisht të nxehtë dhe të paparashikueshëm.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së