Botërori 2026 Sport

Girona pranë goditjes së madhe në merkato, Ter Stegen një hap larg huazimit

Girona është shumë pranë realizimit të një goditjeje të madhe në merkato, pasi Marc-André ter Stegen ndodhet vetëm një hap larg kalimit te klubi katalanas në formë huazimi.

Sipas burimeve të afërta me negociatat, portieri gjerman ka dhënë miratimin e plotë për projektin sportiv të Gironës, duke e konsideruar atë si një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

Aktualisht, mbeten për t’u sqaruar vetëm disa detaje mes Gironës dhe Barcelona-s, kryesisht sa i përket formulës së huazimit, ndërsa marrëveshja ndodhet në një fazë të avancuar.

Nëse transferimi zyrtarizohet, Girona do të sigurojë shërbimet e një portieri elitar, me përvojë të madhe në Champions League dhe me një palmares të pasur trofesh në arenën ndërkombëtare.

Zhvillime të reja rreth këtij operacioni priten shumë shpejt.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së