Një ndeshje emocionuese u zhvillua në stadiumin “18 qershori” në Klinë, ku Dukagjini arriti të shpëtojë nga humbja duke barazuar rezultatin ndaj Gjilanit 1-1 në minutat e fundit.
Skuadra mysafire kaloi e para në avantazh me golin e Senad Jaroviq, ndërsa braziliani i Dukagjinit, Vitor Hugo, realizoi golin e barazimit për vendasit, duke i dhënë ekipit një pikë të çmuar.
Pas këtij takimi, Dukagjini qëndron në vendin e 5-të me 30 pikë, ndërsa Gjilani renditet i 6-ti me 26 pikë, duke e bërë këtë përballje vendimtare për renditjen e pjesës së parë të Superligës.

