Basketboll Sport

GO+ Peja njofton ndryshime të rëndësishme në bordin drejtues të klubit

Klubi i basketbollit GO+ Peja ka njoftuar për mbajtjen e mbledhjes së përgjithshme, gjatë së cilës janë marrë vendime të rëndësishme lidhur me strukturën drejtuese të klubit.

Presidenti i klubit, Fatmir Gashi, së bashku me zëvendëspresidentin Egzon Burri, kanë përcaktuar bordin e përkohshëm drejtues, i cili do të funksionojë deri në muajin qershor. Në këtë periudhë pritet të mbahet edhe kuvendi i rregullt, ku do të zgjidhet kryesia me mandat të plotë.

Në përbërje të bordit të përkohshëm janë emëruar:

Valbona Bytyqi – ish-basketbolliste

Vigan Radoni – ish-basketbollist

Milaim Ukaj – ish-basketbollist

Arbër Berisha

Agon Abdyli

Po ashtu, klubi ka njoftuar se në pozitën e Drejtorit Sportiv është emëruar Arbër Elshani, ndërsa Ervin Muharremi është rikthyer në rolin e tij në administratën e klubit.

Këto ndryshime synojnë stabilizimin dhe forcimin e strukturës organizative të klubit në prag të sfidave të ardhshme sportive.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së