Pavarësisht humbjes së befasishme të TSG Hoffenheim ndaj FC St. Pauli në javën e 24-të të Bundesliga, paraqitja e mbrojtësit kosovar Albian Hajdari nuk ka kaluar pa u vlerësuar.
Platforma e specializuar për statistika, Sofascore, ka publikuar formacionin më të mirë të javës, ku pjesë e 11-shes është përfshirë edhe Hajdari.
Mbrojtësi kosovar u vlerësua me notën 7.8 për performancën e tij, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të xhiros, pavarësisht rezultatit negativ të skuadrës së tij.
Përfshirja në formacionin e javës konfirmon formën e mirë të Hajdarit në elitën e futbollit gjerman dhe rëndësinë e tij në repartin defensiv të Hoffenheimit.


