Ekonomisti gjerman Joachim Klement, i njohur për parashikimet e sakta në tre Kupat e Botës të fundit, ka publikuar një skenar të ri për edicionin e ardhshëm, ku sheh Kombëtarja e Holandës si fituese të trofeut.
Sipas tij, Holanda do të kalojë një grup të vështirë me Japoninë, Suedinë dhe Tunizinë, përpara se të vazhdojë rrugëtimin në fazën me eliminim direkt.
Në këtë skenar, “Oranje” mposht fillimisht Marokun me rezultat minimal 1:0, ndërsa në raundin pasues eliminon Kanadanë. Në çerekfinale, Holanda përballet me Kombëtaren e Francës, duke siguruar kualifikimin pas një ndeshjeje të vështirë.
Në gjysmëfinale, parashikohet një tjetër surprizë, ku Holanda eliminon Kombëtaren e Spanjës pas penalltive.
Sipas Klement, finalen Holanda do ta luaj ndaj Kombëtares së Portugalisë, ku Holanda do të triumfojë dhe do të fitojë për herë të parë Kupën e Botës, një trofe që sipas tij “duhej ta kishte fituar prej kohësh”.
Ky parashikim ka ngjallur debat në opinionin sportiv, duke rikthyer vëmendjen te potenciali i “Oranje” për të qenë protagonist në skenën më të madhe të futbollit botëror.

