Sport Sporte tjera

Kaos në Spanjë, shiu shkakton rrëzime në MotoGP, Marquez fiton në shi

Marc Márquez triumfoi në garën sprint të vlefshme për Çmimin e Madh të Spanjës në MotoGP, në një garë të mbushur me kaos dhe rrëzime në pistën e Jerez de la Frontera.

Shiu i papritur katër xhiro para fundit ndryshoi totalisht rrjedhën e garës, duke nxjerrë jashtë loje disa prej pretendentëve kryesorë për fitore.

Francesco Bagnaia përfundoi në vendin e dytë, ndërsa podiumin e kompletoi Franco Morbidelli me motorin VR46.

Pista e lagur shkaktoi rrëzimin e liderit të kampionatit Marco Bezzecchi, si dhe të Jorge Martín dhe Álex Márquez, duke krijuar një fund dramatik në Jerez.

Edhe pas garës pati polemika për fitoren e Marquezit, por drejtuesit e garës nuk ndryshuan rezultatin final. Pavarësisht garës së dobët për Aprilian, Bezzecchi dhe Martin vazhdojnë të mbajnë dy vendet e para në renditjen e përgjithshme, të ndarë vetëm nga katër pikë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së