Futboll Sport Vendi

Karoglan pas fitores së madhe ndaj Dritës: Kampionati nuk fitohet vetëm në derbi

Trajneri i Ballkani, Mislav Karoglan, është shfaqur i kënaqur pas fitores së rëndësishme ndaj rivalit direkt Drita, duke theksuar se skuadra e tij e meritoi plotësisht triumfin.

Pas ndeshjes, tekniku kroat përgëzoi fillimisht futbollistët e tij për paraqitjen në fushë, duke vlerësuar qasjen dhe përqendrimin e treguar që nga minuta e parë.

“Së pari dua t’i përgëzoj lojtarët e mi, sepse kjo është fitorja e tyre. Hyrëm në ndeshje me qasjen e duhur dhe me përqendrim maksimal që nga fillimi. Në pjesën e parë luajtëm futboll shumë të mirë, ndërsa pjesa e dytë ishte më e balancuar. Në fund mendoj se e merituam plotësisht këtë fitore”, u shpreh Karoglan.

Megjithatë, ai theksoi se gara për titull në Superliga e Kosovës nuk vendoset vetëm në përballjet direkte mes skuadrave kryesore.

“Liga nuk është vetëm Drita. Kampionati fitohet duke luajtur mirë edhe ndaj skuadrave të tjera dhe ky ishte mesazhi im për lojtarët. Duhet të ruajmë këtë përqendrim dhe përkushtim në çdo ndeshje”, shtoi ai.

 

Karoglan theksoi gjithashtu se, pavarësisht se Ballkani e ka mposhtur Dritën tri herë këtë sezon, gara mbetet plotësisht e hapur, pasi dy skuadrat vazhdojnë të jenë me pikë të barabarta në tabelë.

Trajneri kroat pati edhe një mesazh për tifozët, duke kërkuar mbështetje edhe më të madhe në ndeshjet e ardhshme.

“Faleminderit tifozëve për përkrahjen. Shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të jenë edhe më të shumtë, sepse lojtarët reagojnë ndryshe kur kanë tifozët pranë”, theksoi ai.

Në fund, Karoglan nënvizoi se kampionati kosovar është shumë konkurrues dhe çdo ndeshje mund të sjellë surpriza.

“Kjo është një ligë shumë e fortë ku ekipet janë të barabarta. E kemi parë edhe në rezultatet e fundit, ku shumë skuadra favorite kanë humbur. Prandaj duhet të jemi gjithmonë të përqendruar dhe të gatshëm për çdo sfidë”, përfundoi trajneri i Ballkanit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së