Futboll Sport

Katër skuadra sigurojnë finalet europiane të sezonit

Mbrëmja e së enjtes përcaktoi finalistët e Europa League dhe Conference League, me disa përballje spektakolare dhe histori të veçanta.

Në Europa League, Aston Villa dhuroi një paraqitje dominuese ndaj Nottingham Forest, duke fituar 4-0 dhe përmbysur humbjen e ndeshjes së parë. Skuadra e drejtuar nga Unai Emery kontrolloi plotësisht takimin dhe siguroi kualifikimin në finalen e madhe.

Në finalen tjetër do të jetë edhe Freiburgu, që përmbysi disavantazhin ndaj skuadrës portugeze dhe triumfoi 3-1 në ndeshjen e kthimit, duke kaluar më tej me rezultat të përgjithshëm 4-3. Finalja mes Aston Villas dhe Freiburgut do të luhet më 20 maj në Stamboll.

Ndërkohë, në Conference League nuk pati surpriza. Crystal Palace eliminoi Shakhtarin me rezultat të përgjithshëm 5-2, duke siguruar finalen pas fitores 2-1 në Londër.

Historinë e mbrëmjes e shkroi Rayo Vallecano, që arriti finalen e parë europiane në histori. Skuadra spanjolle fitoi minimalisht edhe ndeshjen e kthimit dhe vulosi kualifikimin me rezultat të përgjithshëm 1-0.

Në këtë sukses kontribuoi edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu, i cili u aktivizua në minutën e 78-të dhe tashmë do të luajë finalen e tij të parë europiane në karrierë.

Finalja e Conference League mes Crystal Palace dhe Rayo Vallecanos do të zhvillohet më 27 maj në Lajpcig.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së