Futboll Ndërkombëtare Sport

Kimmich para “finales” me Realin: “Dy klubet më të mëdha në botë”

Në prag të çerekfinales së parë në Liga e Kampionëve mes Bayern Munich dhe Real Madrid, mesfushori gjerman Joshua Kimmich ka vlerësuar maksimalisht këtë përballje, duke e cilësuar si një duel të jashtëzakonshëm.

“Është diçka speciale të luash kundër Realit. Bayerni dhe Reali janë klubet më të mëdha në botë”, deklaroi ai në konferencë për shtyp.

Kimmich theksoi se, pavarësisht qasjes së trajnerit, lojtarët e ndiejnë peshën e një ndeshjeje të tillë.

“Trajneri ynë nuk bën shumë dallim mes ndeshjeve, por ne të gjithë e ndiejmë që një çerekfinale kundër Realit është diçka shumë e veçantë – mezi e presim. Kam qenë këtu një herë si fëmijë dhe kam vizituar stadiumin, edhe pse nuk kishte ndeshje. Edhe atëherë e kuptova sa madhështor është. Nuk është diçka që e përjeton çdo ditë. Ti stërvitesh çdo ditë për momente si këto. Shpresoj të japim një performancë të mirë nesër”, shtoi ai.

Gjiganti bavarez ka hasur vështirësi ndaj madrilenëve në vitet e fundit, duke mos fituar në tetë ndeshjet e fundit në Champions ndaj tyre. Megjithatë, Kimmich beson se ky cikël mund të ndryshojë.

“Jemi eliminuar këtu çdo herë në vitet e fundit, por rrethanat kanë qenë gjithmonë të ndryshme. Shpesh ndeshja e kthimit ka qenë këtu. Ndeshja e nesërme ndoshta nuk do të vendosë gjithçka – por mezi e presim”, u shpreh ai.

Në fund, ai foli edhe për qasjen taktike ndaj kundërshtarit:

“Në çdo ndeshje duam të imponojmë stilin tonë. Reali është unik në mënyrën si luan – mund të krijojë rrezik nga çdo situatë. Do të jetë vendimtare të sjellim pikat tona të forta në fushë. Sigurisht që do të përshtatemi pak ndaj tyre, por duam të luajmë lojën tonë”, përfundoi Joshua Kimmich.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së