Futboll Kombëtarja Sport

Kombëtarja e Shqipërisë nis përgatitjet për miqësoret me Izraelin dhe Luksemburgun

Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor, ndaj Izraelit dhe Luksemburgut.

Kuqezinjtë zhvilluan seancën e parë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, e cila ishte njëkohësisht edhe stërvitja e parë nën drejtimin e stafit të ri teknik, me trajnerin Rolando Maran në krye.

Në këtë seancë mori pjesë pothuajse i gjithë grupi i futbollistëve, me përjashtim të Naser Alijit, i cili zhvilloi fazë rikuperimi pas ndeshjes së së dielës me Dinamon. Ndërkohë, Ardian Ismajli është larguar më herët nga grumbullimi për shkak të problemeve fizike.

Futbollistët e nisën punën fillimisht në palestër, ndërsa më pas zbritën në fushë për ushtrime taktike dhe përgatitje specifike për dy ndeshjet e radhës.

Pasditen e së martës, Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë seancën e fundit zyrtare stërvitore në “Air Albania Stadium”, nga ora 17:00. Para stërvitjes do të mbahet edhe konferenca për media e trajnerit Rolando Maran dhe njërit prej futbollistëve.

Ndeshja miqësore ndaj Izraelit do të zhvillohet të mërkurën, më 3 qershor, në “Air Albania Stadium”, me fillim nga ora 20:00.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së