Futboll Ndërkombëtare Sport

Kompany refuzoj rolin e analistit për Kupën e Botës

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, ka refuzuar ofertat për të qenë pjesë e paneleve televizive si analist gjatë Kupës së Botës 2026.

Sipas raportimeve nga media ndërkombëtare, teknikut belg i janë bërë disa ftesa nga transmetues të ndryshëm, megjithatë ai ka vendosur të mos angazhohet në këtë rol, pavarësisht përvojës së mëparshme si analist për BBC.

Kompany ka zgjedhur të fokusohet në pushimin pas një sezoni të gjatë dhe intensiv me Bayernin, duke preferuar të rikuperohet dhe të përgatitet për sfidat e sezonit të ardhshëm.

Sezoni aktual mund të mbyllet në mënyrë spektakolare për bavarezët, pasi ata tashmë kanë siguruar titullin e kampionit në Gjermani dhe janë ende në garë për trofe të tjerë. Bayern ndodhet në gjysmëfinale të UEFA Champions League dhe po ashtu në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, ku do të përballet me Bayer Leverkusen.

Ndërkohë, Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada, një turne ku pritet vëmendje maksimale globale – por pa praninë e Kompanyt në studiot televizive.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së