Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur një fitore dramatike ndaj Bullgarisë, duke triumfuar 2:1 në Prishtinë falë një goli vendimtar në minutat shtesë.
Heroina e ndeshjes ishte Erëleta Memeti, e cila realizoi në minutën e 96-të, duke i dhënë Kosovës tri pikë të arta në kualifikimet për Kupën e Botës 2027.
Kjo fitore vjen pas suksesit të mëhershëm 3:1 ndaj të njëjtit kundërshtar në Sofje, duke konfirmuar formën e lartë të ekipit dhe dominimin në grup.
Pas katër ndeshjeve, Kosova kryeson Grupin C2 me 12 pikë të plota, me katër fitore në po aq ndeshje. “Dardanet” kanë shënuar 12 gola dhe kanë pranuar vetëm dy, duke treguar stabilitet në të dy fazat e lojës.
Në renditje, Kroacia ndodhet në vendin e dytë me 9 pikë, ndërsa Bullgaria është e treta me 3 pikë. Gjibraltari mbyll tabelën pa asnjë pikë.
Fituesi i grupit siguron ngjitjen në Ligën B dhe njëkohësisht kualifikohet në fazën “play-off”.

