Kosova ka mbërritur në Bratislava në prag të sfidës shumë të rëndësishme ndaj Sllovakia.
Futbollistët e drejtuar nga Franco Foda kanë dalë në fushën e stadiumit Tehelné pole, ku kanë bërë inspektimin e zakonshëm para ndeshjes.
“Dardanët” janë parë të përqendruar dhe seriozë, teksa janë njohur nga afër me terrenin ku do të zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme për ta.
Kujtojmë se kjo përballje e vlefshme për “play-off”-in e Kupës së Botës zhvillohet nesër nga ora 20:45.

