Futboll Përfaqësuesja e Kosovës Sport

Kosova nis stërvitjet për ndeshjen e radhës ndaj Andorrës

Përfaqësuesja e Kosovës është rikthyer në stërvitje pas ndeshjes miqësore ndaj Çekisë, të zhvilluar në Pragë.

Skuadra dardane ka vazhduar përgatitjet për sfidën e radhës miqësore kundër Andorrës, ndërsa seanca e sotme është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, në stërvitje morën pjesë 11 futbollistë, ndërsa pjesa tjetër e ekipit zhvilloi program rigjenerues në hotel, pas angazhimit në ndeshjen ndaj Çekisë.

“Puna vazhdon me fokus maksimal drejt miqësores së dytë”, ka shkruar Federata e Futbollit e Kosovës.

Kosova do të synojë të shfrytëzojë këtë ndeshje për të testuar formën e lojtarëve dhe për të vazhduar përgatitjet në prag të sfidave të ardhshme.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së