Barcelona ka marrë një lajm shumë pozitiv në prag të ndeshjes së radhës në kampionat. Mesfushori spanjoll Gavi ka marrë dritën jeshile nga stafi mjekësor dhe pritet të rikthehet në fushë në përballjen e nesërme ndaj Sevilla.
Pas një periudhe të gjatë rikuperimi nga dëmtimi në gju, 21-vjeçari është gati të bëjë rikthimin e shumëpritur, duke i dhënë një alternativë shtesë trajnerit të katalanasve, Hansi Flick.
Tekniku gjerman konfirmoi në konferencë se mesfushori mund të marrë minuta në ndeshjen e radhës, por theksoi se rikthimi i tij do të menaxhohet me kujdes. “Jam shumë i lumtur për Gavin. Shpresoj që ai të luajë disa minuta nesër, por duhet ta marrim hap pas hapi. Ai ka një karrierë të gjatë përpara dhe duhet ta menaxhojmë siç duhet”, u shpreh Flick.


