Gjyqtari i njohur kosovar Egzon Dakaj ka njoftuar tërheqjen e tij nga referimi në Federata e Futbollit e Kosovës.
Lajmin e ka bërë publik vetë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka konfirmuar se i jep fund karrierës së tij si arbitër për arsye shëndetësore.
“Të dashur shokë dhe shoqe nga komuniteti sportiv, për shkaqe të mia shëndetësore më nuk do të jem pjesë e referimit në FFK. Me respekt, Egzon Dakaj”, ka shkruar ai.
Dakaj ka qenë një nga gjyqtarët e njohur në futbollin kosovar, ndërsa largimi i tij vjen në një moment të rëndësishëm të garave vendore.
Tërheqja e tij për arsye shëndetësore është pritur me keqardhje nga komuniteti i futbollit në Kosovë.

