Sulmuesi i ri i Barcelonës, Lamin Jamal, vazhdon rikuperimin nga dëmtimi, por ndërkohë po tërheq vëmendje edhe jashtë fushës së lojës.

Jamal u pa dorë për dore me influencuesen nga Sevilja, Ines Garsia, duke shtuar menjëherë spekulimet në mediat spanjolle për një lidhje të mundshme mes tyre. Dyshja ishte parë bashkë edhe disa ditë më parë gjatë pushimeve në Greqi.
Barcelona po tregohet shumë e kujdesshme me rikthimin e talentit spanjoll në fushë, me synimin që ai të jetë plotësisht gati për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.
Data që Jamal synon për rikthim është 27 qershori, në sfidën ku Spanja do të përballet me Uruguain. Gjatë një eventi të “King’s League”, ai bëri shaka edhe me gjendjen e tij fizike duke deklaruar: “Nuk do të prek asnjë top deri në Kupën e Botës”.
Sipas mediave spanjolle, komunikimi mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit po vazhdon në mënyrë të vazhdueshme për të monitoruar gjendjen e lojtarit dhe rikthimin e tij gradual në fushë.

