Botërori 2026 Futboll Sport

Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”, nis faza e dytë e shitjes së biletave

Komiteti organizator i Lojerave Olimpike “Los Angeles 2028” ka njoftuar hapjen e fazes se dyte te shitjes se biletave per te gjitha sportet olimpike.

Para-shitja ekskluzive per mbajtesit e kartave Visa do te zhvillohet nga 29 deri me 31 korrik, ndersa shitja e pergjithshme do te nise me 10 gusht dhe do te perfundoje me 20 gusht. Regjistrimet per lotarine mbyllen me 22 korrik.

Biletat do te shperndahen permes sistemit te lotarise dhe orareve te caktuara te blerjes, ashtu si ne fazen e pare. Organizatorët kane bere te ditur se do te kete bileta per te gjitha sportet dhe ne kategori te ndryshme cmimesh, duke nisur nga 28 dollare.

Faza e pare e shitjes rezultoi rekord, me rreth 4 milione bileta te shitura ne 85 vende te botes. Megjithate, organizatoret u perballen me kritika per cmimet e larta, tarifat shtese dhe numrin e kufizuar te biletave per garat me te kerkuara.

Sipas organizatoreve, kerkesa ka tejkaluar pritshmerite, duke reflektuar interesimin e madh per rikthimin e Lojerave Olimpike ne Los Anxhelos pas 40 vitesh.

Shitja e biletave dhe paketat e mikpritjes pritet te gjenerojne rreth 2.5 miliarde dollare, pjese e buxhetit operacional prej 7.1 miliarde dollaresh. Nje tjeter 2.5 miliarde dollare parashihen te vijne nga sponsorizimet, derisa deri me tani jane siguruar 2 miliarde dollare permes partnereve vendas.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së