Mbrojtësi i Lumbardh Dellova do të jetë i gatshëm për ndeshjen vendimtare ndaj Turqia, pas disa keqkuptimeve lidhur me kartonin e verdhë që mori në sfidën e mëparshme kundër Sllovakisë.
Dellova kishte deklaruar pas ndeshjes për Telegrafin se do të mungonte për shkak të kartonëve, por rregullat e UEFA-s për kualifikueset e Botërorit tregojnë se kartonët e verdhë të grumbulluar gjatë fazës së grupeve do të fshihen në fazën e play-off.Kjo do të thotë se mbrojtësi i CSKA Sofia nuk do të jetë i suspenduar dhe mund të aktivizohet normalisht në finalen e madhe që zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Vendimi për të startuar Dellovën mbetet në dorën e përzgjedhësit Franco Foda, ndërsa ai do të jetë në dispozicion për stërvitjet deri në ditën e ndeshjes. Në rast se nuk ka lëndime ose vendime taktike për ndërrime, Dellova do të jetë një nga titullarët e ekipit.

Me këtë situatë të qartë, Kosova nuk pritet të ketë mungesa të rëndësishme për sfidën historike ndaj Turqisë, ku një fitore do të sigurojë për herë të parë pjesëmarrjen në Kupa e Botës FIFA 2026.

