Gjatë vitit 2025, sponsorizimet në sport kanë arritur vlerën totale prej 24,456,036.98 euro, duke shënuar një nga nivelet më të larta të mbështetjes financiare për sportin në vend. Pjesa më e madhe e kësaj shume, rreth 21.3 milionë euro, është orientuar drejt klubeve sportive, ndërsa 2.7 milionë euro janë ndarë për federatat për zhvillimin e aktiviteteve dhe garave.
Institucioni që ka përfituar më së shumti është Federata e Futbollit e Kosovës me 1.3 milionë euro.

Në nivel klubesh, kryeson KB Ylli me 1.2 milionë euro të gjeneruara nga sponsorizimet gjatë vitit 2025, ndërsa në top treshen e përfituesve renditen edhe KB Trepça dhe KB Prishtina. Në futboll, klubi me përfitimet më të larta është FC Prishtina me 1.1 milionë euro, i ndjekur nga FC Ballkani dhe SC Gjilani, duke konfirmuar rritjen e vazhdueshme të investimeve dhe interesimit të sponsorëve për sportin.

