Dinamo ka ndezur garën për titull në Shqipëri, duke krijuar një skenar që deri para pak javësh dukej pothuajse i pamundur. Skuadra blu triumfoi ndaj Vllaznisë në “Final Four”, duke rihapur plotësisht luftën për kampionatin.
Edhe pse hynte në këtë përballje pa shumë presion dhe e lodhur nga finalja e Kupës, Dinamo arriti të marrë një fitore shumë të rëndësishme, që tani i jep shpresë reale për trofeun.
Sipas llogaritjeve aktuale, Dinamo duhet të fitojë dy ndeshjet e mbetura dhe në të njëjtën kohë dy sfidat e tjera të mbyllen në barazim. Në këtë mënyrë, blutë do të barazoheshin me Vllazninë në pikë, por do të shpalleshin kampionë falë rezultateve direkte.
Një skenar i pazakontë, por që tashmë ka rikthyer emocionet në garën për titull në Superligën shqiptare.

