Futboll Kombëtarja Shqipëria Sport

Medon Berisha operohet me sukses, mesfushori jep lajmin e mirë për tifozët

Mesfushori shqiptar Medon Berisha ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale, pas dëmtimit që pësoi gjatë aktivizimit me Lecce.

Lëndimi i pësuar rezultoi më serioz sesa ishte parashikuar fillimisht, duke bërë të domosdoshëm operimin dhe duke shtyrë rikthimin e tij në fushën e lojës. Megjithatë, lajmet e fundit janë pozitive, pasi vetë lojtari ka konfirmuar se gjithçka ka shkuar sipas planit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Medon Berisha ka ndarë me ndjekësit gjendjen e tij dhe ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën gjatë kësaj periudhe:

“Operimi shkoi shumë mirë. Falënderues për të gjithë që e bënë të mundur. Një falënderim i veçantë për Dr.Lasse Lempainen dhe ekipin e tij për punën e bërë, për Dr.Francesco Nuccio që erdhi me mua dhe familjes së Lecce që më qëndruan pranë”.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet. Shihemi së shpejti”

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së