Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, është përfshirë në një incident pas ndeshjes së Rubin Kazan ndaj CSKA Moscow.

Sfida e javës së 27-të në kampionatin rus përfundoi pa gola, 0:0, por tensionet vazhduan edhe në hyrje të stadiumit.
Sipas raportimeve nga mediat ruse, mesfushori i CSKA Moscow, Dmitry Barinov, u përplas verbalisht me Dakun, duke e akuzuar sulmuesin shqiptar për simulim në zonë gjatë pjesës së parë.
Debati mes tyre u tensionua, ndërsa lojtarët shtynë njëri-tjetrin në shpatulla para se situata të qetësohej.
“Çfarë penalltie? Nëse do të ishte 100 për qind, do të ishte penallti”, dëgjohet t’i thotë Barinov Dakut në videon e publikuar nga mediumi rus “Sports”.
Pavarësisht incidentit, ndeshja mes Rubin Kazan dhe CSKA Moscow u mbyll me rezultat të bardhë.

