Futboll Kombëtarja Ndërkombëtare Sport

Muriqi në prag të historisë te Mallorca: dy rekorde të mëdha në horizont

Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm me RCD Mallorca, duke u shndërruar në liderin ofensiv të skuadrës në La Liga.

Me 18 gola të realizuar deri tani në kampionat, Muriqi është ndër emrat më të spikatur të këtij sezoni dhe një nga golashënuesit kryesorë në elitën e futbollit spanjoll, duke ndjekur nga afër yllin francez Kylian Mbappé në renditjen e realizatorëve.

Forma e tij mbresëlënëse e ka afruar ndjeshëm me dy rekorde të rëndësishme në historinë e klubit nga ishulli balear. Aktualisht, sulmuesi kosovar ka arritur në kuotën e 52 golave me fanellën e Mallorcas, duke iu afruar rekordit historik të vendosur nga legjenda kamerunase Samuel Eto’o. Vetëm disa gola e ndajnë Muriqin nga barazimi dhe më pas nga thyerja e këtij rekordi.

Një tjetër objektiv i madh për “Piratit” lidhet me numrin më të madh të golave në një sezon të vetëm me Mallorcan. Rekordi aktual mbahet nga ish-sulmuesi spanjoll Dani Güiza, i cili realizoi 27 gola në sezonin 2007/08. Për ta kaluar këtë shifër, Muriqi duhet të shtojë edhe dhjetë gola deri në fund të sezonit.

Me ritmin që po tregon në këtë edicion, sulmuesi kosovar është gjithnjë e më pranë të hyjë në librat e historisë së Mallorcas si një nga lojtarët më të rëndësishëm që ka veshur fanellën e klubit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së