Futboll Sport

Muriqi shpallet me i miri i ndeshjes, sulmuesi kosovar realizon golin e 22-te ne La Liga

Vedat Muriqi po vazhdon te jete nje nga lojtaret me vendimtare te Mallorcas ne La Liga. Sulmuesi kosovar ishte protagonist ne barazimin 1:1 ndaj Villarrealit, duke shenuar golin e vetem per skuadren e tij dhe duke u shpallur edhe lojtari me i mire i ndeshjes.

Muriqi realizoi ne minuten e dyte te kohes shtese te pjeses se pare, pasi shfrytezoi nje gabim te portierit kundershtar dhe e dergoi topin ne rrjete. Ky ishte goli i 22-te i tij ne edicionin aktual te kampionatit spanjoll, duke konfirmuar edhe njehere formen e jashtezakonshme qe po kalon.

Pika e fituar ndaj Villarrealit mund te kete vlere te madhe per Mallorcan ne garen per mbijetese, pasi skuadra vazhdon luften e ashper per te siguruar qendrimin ne eliten spanjolle edhe per sezonin e ardhshem.

Sulmuesi i Kombetares se Kosoves nuk kishte shenuar ne tri ndeshjet e fundit, por ndaj Villarrealit riktheu instinktin e golit ne nje moment te rendesishem per ekipin e tij. Me kete paraqitje, Muriqi jo vetem qe i solli nje pike Mallorcas, por tregoi edhe njehere pse mbetet lideri kryesor ofensiv i skuadres spanjolle.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së