Botërori 2026 Futboll Sport

Ndalohen pushimet taktike të portierëve në Botërorin 2026, FIFA me rregulla të reja

FIFA ka miratuar disa rregulla të reja që do të zbatohen në Kupën e Botës 2026, me qëllim rritjen e ritmit të lojës dhe uljen e vonesave të qëllimshme gjatë ndeshjeve.

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me rastet kur portieri qëndron i shtrirë në fushë për shkak dëmtimi. Sipas rregullave të reja, lojtarët nuk do të lejohen të shkojnë drejt pankinës për të marrë udhëzime taktike gjatë këtyre ndërprerjeve. FIFA vlerëson se kjo praktikë është përdorur shpesh për të fituar kohë dhe për të prishur ritmin e lojës.

Ndryshime do të ketë edhe në përdorimin e VAR-it. Sistemi i teknologjisë do të mund të ndërhyjë edhe në rastet kur ndodhin faulle para se topi të vihet në lojë, si në goditjet nga këndi apo goditjet e lira, nëse ato ndikojnë drejtpërdrejt në një gol apo penallti.

Po ashtu, FIFA ka vendosur masa më të ashpra kundër vonesave të qëllimshme, përfshirë kufizime në kohën e zëvendësimeve dhe rivënieve anësore. Lojtarët që vonojnë lojën në mënyrë të përsëritur mund të ndëshkohen edhe me humbje të posedimit të topit.

Sipas shefit të arbitrave të FIFA-s, Pierluigi Collina, këto ndryshime synojnë të rrisin drejtësinë, transparencën dhe rrjedhën normale të lojës, duke kufizuar taktikat që përdoren për të ndërprerë ritmin e kundërshtarit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së