Basketbollistja kosovare Astera Tuhina ka përmbyllur sezonin e rregullt në NCAA me Oregon Ducks, duke u nderuar në ceremoninë e veçantë të “Senior Day”.
Tashmë, Oregon vazhdon garën në Big Ten Women’s Basketball Tournament si skuadra e renditur e 11-ta, ku në raundin e parë përballet me Purdue Boilermakers women’s basketball.

Tuhina ka përfaqësuar Kosovën edhe në FIBA European Championship for Small Countries (2022), ku u rendit në Top 5 të kampionatit, duke vazhduar të jetë një nga ambasadoret kryesore të basketbollit kosovar në arenën ndërkombëtare. 🇽🇰

